Amnisti për gratë e dënuara, Gjonaj tregon përfitueset

AKTUALITET


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë të ditur se shumë gra që vuajnë dënimin me burg do të përfitojnë amnisti nga qeveria. Këtë deklaratë Gjonaj e bëri të premten gjatë një interpelancë që zhvilloi me gratë, të cilat vuajnë dënimin në burgun “Ali Demi” në kryeqytet.  Ministrja bëri të ditur se është hartuar një projektligj i ri i cili parashikon masa lehtësuese për të gjitha gratë, që iu ka mbetur më pak se tre vjet nga koha e dënimit. Gjithashtu përfitime nga amnistia do të kenë edhe gratë që janë në moshën 55-vjeçare.

“Është përgatitur një studim duke marrë një për një kartelën ligjore për të gjitha gratë dhe kemi parë periudhën që iu ka mbetur. Ne do të arrijmë  në konkluzionin se grave që u ka mbetur nën tre vjet burg do të rishikohen me amnisti. Një ndër kriteret e amnistisë është edhe mosha.  Po shihet edhe kriteri i moshës. Gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, por duke marrë edhe kohën e dënimit në tre vjet si dhe ato që janë nën tre vjet do përfitojnë nga amnistia. Amnistia e përgjithshme është një fakt që iu gëzon shumë”- tha Gjonaj e cila tha se nga ky projektligj do të përfitojnë 50% e grave të dënuara.


më shumë kritere lehtësuese për to, ku pretendohet që të përfitojnë 50% e tyre.

“Ne pretendojmë që mbi 50% e grave që ndodhen në burg të përfitojnë nga amnistia, do jetë amnistia e parë me kritere kaq lehtësuese”.

E pyetur nëse kjo amnisti do ketë kushte lehtësuese për gratë dhe nënat me fëmijë të mitur, Gjonaj tha se po shihen të gjitha mundësitë për t’i lehtësuar ato, ku një nga kriterët e përfitimit është edhe mosha.

E pyetur nëse ka menduar sesi mund të ndihmojë gratë pas përfitimit të amnistisë dhe nuk kanë mbështetje nga familja, Gjonaj tha se ka projekt edhe për këtë ku përfshihet edhe punësimi i tyre.

“Kam projektin e ndjekjes së secilës prej jush pas amnistisë, sa i takon punësimit, kujdestarisë së fëmijëve dhe sëbashku me bashkitë të merrni banesa me qira dhe të filloni jetën nga e para. Do të doja që secila nga ju të mos i ktheheni rrugës së krimit e rrethanave që ju kanë shtyrë në një vepër penale. Ndjej kënaqësinë e këtij projekti që një Ministër Drejtësie merr për gratë”, u shpreh Gjonaj.

Ky projektligj do të miratohet në qeveri deri në fund të shtatorit dhe pastaj kalon në parlament.




Skip to toolbar