Anëtari i Komisionit të Rithemelimit: Nëse Basha del sipër foltores me vota, do t’i kërkoj ndjesë!

Më të fundit


Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin ‘RealStory’ në ‘News24’ u shpreh se Komisioni i Rithemelimit të PD do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Ai gjithashtu u shpreh se Komisioni i Rithemelimit do të ketë gjashtë kandidatura dhe se për herë të parë anëtarësia merr fatet e veta në dorë.


‘Komisioni i Rithemelimit të PD do të jetë pjesë e zgjedhjeve. Nuk do të ketë më bojkotim. Mënyra se si do të hyjmë, mbetet për tu parë, por me rëndësi është që Komisioni i rithemelimit do të ketë 6 kandidatura dhe do të dalin nga votat e anëtarësisë së PD. Për herë të parë anëtarësia merr fatet e veta në dorë. Ndërkohë zoti Basha i nxjerr në një të mëngjesit kandidaturat. Ky është momenti më i mirë që ne të matim forcat. Nëse Basha del sipër foltores me vota, do t’i kërkoj ndjesë për dëmin që po i shkaktohet PD-së’, tha Hoxha.

Ndërkohë Skënder Minxhozi u ndal te Dibra dhe Shkodra, për të cilat tha se kryeministri Edi Rama nuk ka shumë kreditë në këto zona. Po ashtu Minxhozi u shpreh se  ndarja e votave në Shkodër pritet të jetë shumë e zhdrejtë, pasi ai beson se ‘Foltorja’ do të jetë ajo që mund të marrë më shumë vota.

‘Në Dibër dhe në Shkodër një lojë mes dy palëve të Ramës apo të paktën një tentativë loje edhe do ta besoja. Ai ka thënë se nuk i konsideron këto 6 bashki për lufta a vdekje. Kujtoj që për Ramën humbja e  disa bashkive do të ishte lehtësim sepse po thyhet nga barra e pushtetit që ka. Unë them që në veri të Shqipëri Rama nuk ka kredite dhe ambicie të larta, siç ka ambicie për Durrësin. Ndarja e votave në Shkodër do të jetë shumë e zhdrejtë, nëse ka një pikë forca që foltorja do të marrë, mendoj është Shkodra, tha Minxhozi.




Skip to toolbar