Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestro të 26 pasurive të Ylli Ndroqit/ Avokati: S’kanë prova

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme Apelit lë në fuqi vendimin për sekuestro të pasurive të Ylli Ndroqit.

GJKKO kishte vendosur sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit. Në vendimin e marrë nga GJKKO thuhet, se sekuestrimi u bë mbi bazën e dyshimeve, se pasuria e tij, që është edhe në emër të familjarëve, dyshohet se është ngritur mbi bazën e aktivitetit kriminal.

Avokati i Ndroqit ka deklaruar se Apeli nuk e ka argumentuar vendimin e tij. Po sipas tij, “Dyshimet e ngritura janë të bazuara në indicie dhe jo në prova”.



Skip to toolbar