Mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës, 20 nxënës infektohen me COVID

CORONAVIRUS


Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës është mbyllur për shkak të infektimit  me COVID të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 20 nxënës të klasës së II të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të këputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.


Ndërkohë mbrëmjen e djeshme gjimnazi “Qazim Pali” në Borsh të Himarës u mbyll për 10 ditë, pasi 7 mësues dhe 6 nxënës rezultuan pozitivë me COVID-19.




Skip to toolbar