Arrestohet polici i portit në Durrës, kalonte qytetarë të shpallur në kërkim kundrejt ryshfetit

AKTUALITET


Një efektiv policie ka rënë në pranga pasi merrte ryshfet dhe lejonte personat e shpallur në kërkim që të kalonin kufirin. Në pranga ka rënë Njazi Rexhepi.

Njoftimi i plote


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, Inspektor NJ. R., 57 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.




Skip to toolbar