Atentat me 10 plumba, në sy të gruas dhe fëmijës, producentit shqiptar në Angli

AKTUALITET


Flamur Beqiri, producent i njohur me origjinë nga Kosova por me nënshtetësi suedeze është qëlluar me armë në një atentat me dhjetë plumba në Londër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 në Rrugën e Kishës Battersea në jug-perëndim të Londrës. Fqinjët thanë se dëgjuan të shtëna me armë dhe të bërtiturat e një gruaje që qante dhe thërriste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.


Një zëdhënës i Policisë tha se një vrasje e tillë në sy të familjes, e cila pa njeriun e afërt të vdiste në mënyrë kaq të tmerrshme, e ka lënë familjen e tij “të shkatërruar”.

36-vjeçari, i cili kishte një grua dhe një fëmijë të vogël, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e urgjencës.

Flamur Beqiri është vëllai i ish-yllit “Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri. Flamuri njihej me emrin e artit Alex, dhe ka në pronësi studion “20/20 Records”. Ai u martua me Debora Krasniqin në Cernobbo, në liqenin Como në tetor të vitit të kaluar. Ai është bashkëthemelues dhe partner i markës “20/20 Records” e cila ka zyra në Londër dhe Stokholm.

Fqinja e tij Vittoria Amati, 60 vjeç, tha se kishte dëgjuar të paktën 10 të shtëna me armë.

“Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë shpresonim se ai do t’ia dilte. Ju nuk e keni idenë sa e dëshpëruar ishte gruaja e tij”, tha Amati.

Detektivi Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili mund të jetë motivi që ka çuar vrasjen e një njeriu në mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.

Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po mbështeten nga oficerë të specializuar.

Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e tij pas një mbrëmje, kur ai u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij”, tha oficeri i policisë i cili shtoi se vrasësi është arratisur në këmbë ne drejtim të “Battersea Road”.

Kjo është vrasja e 135-së në Londër përgjatë vitit 2019, duke shënuar numrin më të lartë të vrasjeve që prej vitit 2008.




Skip to toolbar