Autobusi përplas biçikletën te ‘Rruga e Dibrës’ në Tiranë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, një autobus ka përplasur biçikletën te “Rruga e Dibrës”.

Mësohet se nga aksidenti nga mbetur i lënduar çiklisti me inicialet E.C,  i cili më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar