Babai i Martin Çeços rrëfen si i mashtruan të birin! Nxjerr emra të tjerë për ekzekutimin e 26-vjeçarit

AKTUALITET


Me lot në sy dhe i dëshpëruar nga humbja e të birit në moshë të re për shkak të një krimi pasioni, Nevzat Çeço ka rrëfyer për  Report Tv momentet e fundit me 26-vjeçarin Martin Çeço, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit.

‘Molla e sherrit’ ishte Martina Pajollari, e njohur si Tina, tashmë në pranga pasi ka konfirmuar para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2 milionë lekë tëvjetra 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.


Ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni Potka, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Ndërkohë Nevzati tregon se ka takuar dhe motrën e Tinës, ish gruan e Xhoni Potkës para se të ndodhte biseda për mblesërinë sepse i kishte blerë një top djalit të Xhonit se po qante.

Për tu kthyer tek mblesëria e premtuar nga Xhoni, pas takimit në byrektore, ai i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para. 

“Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot.

Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën.

Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit”, tha Nevzat Çeço.
Pavarësisht kësaj, Martin Ceco duket se e ka gjetur rrugën e komunikimit me Tinën ndërsa i ati tregon se cfarë dinte nga bisedat e tyre.

“Ky fliste shpesh, por kjo i bënte vjersha. I thoshte duhet të mendohesh mirë se bie në humnerë”, tha Nevzat Çeço.


Ndërsa për natën kur dyshohet se u ekzekutua, një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze.

 “Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.


Po atë natë, kishte dalë vetë të kontrollonte për të birin, madje i kishte shkuar në mendje menjëherë rezervuari por se kishte gjetur. Atij i bën përshtypje se si u gjet në të njëjtin vend pas 3 ditësh nga policia.   

 “Jashtë isha atë natë dhe unë. Sapo kontrollova, shkova nga rezervuari, as zhurmë, asgjë. Si ka mundësi? Asgjë nuk pashë. Derisa u gdhi, jashtë isha”, tha Nevzat Çeço.


Ndonëse babai nxjerr emra të rinj për vrasjen, hetimet e thelluara treguan se 18 vjeçarja Martina Pajollari ka pasur rol në vrasjen e të riut, i cili donte të fejohej me të. Dyshimet e para thonë se Tina Pajollari, ka qenë personi që ka nxjerrë në pritë Martin Çeçon mbrëmjen që u ekzekutua.

Nga dëshminë e saj ka pranuar se ishte e pranishme në vendin e krimit, por më pas para mediave e ka mohuar duke thënë se është ndjerë nën presionin e policisë. Të dyshuar për vrasjen që tashmë ndodhen pas hekurave janë Valter Mollaj  i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Dëshmia e saj  në polici se ka qenë në vendin e krimit ku u ekzekutua Martin Ceco dhe u inskenua si vetëvrasje është mbështetur dhe nga Blenti Angjo.  Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43 vjeçarin Valter Mollaj, i martuar.     




Skip to toolbar