Balona 7 ditë në qiellin e SHBA, Kina shkarkon kreun e Shërbimit Meteorologjik

BOTA


Kina ka pushuar nga puna kreun e Shërbimit Meteorologjik të vendit, Zhuang Quotai pas rrëzimit të një balone në hapësirën ajrore amerikane.

Po ashtu, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi ditën e sotme se rrëzimi i balonës mbi bazën bërthamore të Montanës të shtunën ishte “qartësisht një reagim i tepruar nga ana e Uashingtonit që shkel ligjin ndërkombëtar”.


Shkarkimi i kryemeteorologut Zhuang Quotai erdhi pasi balona që u rrëzua me avionë luftarakë, qëndroi prej shtatë ditësh në qiellin e SHBA-së.

Të shtunën, presidenti amerikan Joe Biden dërgoi avionët luftarakë F-22 që të rrëzonin balonën ndërsa zyrtarë të lartë të Pentagonit e paralajmëruan që të mos e rrëzonte në tokë, por në det.

Kjo pasi mbetjet e mjetit fluturues mund të dëmtonin prona apo të rrezikonin jetë njerëzish. Pasditen e djeshme, në rrjet u shpërndanë pamje që tregonin zyrtarët duke nxjerrë në breg pjesë të balonës.




Skip to toolbar