Tërmeti që tmerroi Turqinë: Toka u nda për 150 km, Anadolli u zhvendos 3 metra

AKTUALITET


Tërmeti 7.8 ballë që goditi sot Turqinë juglindore ishte i fortë sa energjia që do të lëshonin 32 bërthama të bombës atomike të lëshuar në Hiroshima. Ose e thënë ndryshe, 1 mijë herë më shumë sesa tërmeti në Amatrice në vitin 2016, shkruan La Repubblica.

Normalisht në këtë zonë regjistrohen lëvizje të pllakave prej rreth 10 milimetrash në vit. Por ajo që ka ndodhur me tërmetin e sotëm është e paimagjinueshme.


Goditja 7.8 ballë e ka çarë tokën në një vijë prej 150 kilometrash dhe e ka spostuar Anadollin me 3 metra, shkruan media italiane.




Skip to toolbar