Bar West/ Fatja sfidon Ramën për Kryeministër

AKTUALITET


Deputeti i PS-së, Fate Velaj, dikur këshilltar i Ramës në kryeministri, duket se po e sfidon atë për postin e kryeministrit.

Së fundi Veliaj ka publikuar disa foto dhe njofton se ka takuar disa figura të politikës ndërkombëtare me të cilët ka biseduar për situatën në Shqipëri para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Situatë të cilën vetë deputeti socialist e krahason të ngjashme me periudhën para dhe pas lindjes së Krishtit.


“RRUGËS PËR 29 SHTATOR

… dje pasdite, së bashku me kancelarin  Sebastian Kurz, ndaluam në Korneuburg, një qytet pranë Vjenës. Fushata elektorale po vazhdon në ritmin e saj të zakonshëm. Mes miqve të pranishëm, takova dhe komisionerin Johannes Hahn. Biseduam gjatë mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, mbi gjendjen politike në vend dhe veçanërisht atë para dhe pas 30 qershorit.

PS: Periudha para dhe pas 30 qershorit eshte si periudha para dhe pas lindjes se Krishtit.

Si te thuash: “ANNO DOMINI” (Anno Domini Nostri Iesu Christi)”, shkruan Veliaj.

Deputeti socialist njihet si një zë ndryshe brenda PS. Më parë ai ironizoi kolegët e tij socialistë në lidhje me fjalorin e përdorur në bisedat telefonike të përgjuara të publikuara nga Bild.

A thua Fatja paralajmëron ardhjen e tij si ardhjen e dytë të Krishtit? E para dihet, por e dyta.. do ishte fundi i botës siç e njohim. Ndoshta Fatja e di më mirë. Ai i ka punët mirë me ata lart…

(Rubrika BAR WEST është një rubrikë satiriko-politike. Jo domosdoshmërisht gjithçka që thuhet në të, është e vërtetë. Por as e gënjeshtërt. Ndërsa personazhet janë tërësisht reale)




Skip to toolbar