Bardhi pyetet nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit: Hetimet po përparojnë…

AKTUALITET


Një ditë pasi ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u pyet nga SPAK si kallëzuese e inceneratorit të Elbasanit, sot ishte radha e deputetit të PD, Gazment Bardhi. Pas qëndrimit prej gati 30 minutash në Prokurorinë e Posaçme, në një deklaratë për mediat Bardhi tha se ishte thirrur në cilësinë e kallëzuesit në emër të PD për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa inkurajoi SPAK për të përfunduar hetimet.

“Sot isha në cilësinë si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetimet dhe pse pas dy viteve nuk kanë përfunduar ende. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet e për të çuar para drejtësisë në mënyrë të plotë të gjithë personat përgjegjës. Procedurë normale e ligjore që kallëzuesi do duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimet që ka bërë. Kam kërkuar që të merret në cilësinë e provës e materiale dhe gjetjet e komisioniet hetimor parlamentar, ka pasur shtesë kallëzim nga PD mbi bazën e punës së bërë në komisionin hetimor e kam kërkuar nga SPAK që materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Personat e kallëzuar nisin nga kryeministri Rama deri te nëpunësit e fundit që kanë firmosur dhënien me koncesion”.


I pyetur për inceneratorin e Tiranës ai tha se deri ëm tani nuk aka snjë zhvillim për të, ndërsa nxiti SPAK-un të cojë para hetimet.

“Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. I kemi dhënë besim SPAK do duhet të na kthejë mbrapsht besimin. Këto tre inceneratorë janë aferë e pastër korruptive, i nxis për të çuar përpara hetimet”.




Skip to toolbar