Basha i zbutur nga Gjermania, ftesë për protestë paqësore dhe “intelektuale”

AKTUALITET


“Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë e infermierë dhe mësues, etj, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë”, ka qenë kjo thirrja e Lulzim Bashës për drejtuar qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në në protestës e tetë kombëtare që opozita do të organizojë të shtunën përpara Kryeministrisë.

Pas disa ditësh qëndrimi në Gjermani, ku pati disa takime në nivele të larta, Lulzim Basha u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë për protestën, por duke zgjedhur të ndryshojë mjetin dhe mënyrën e ftesës. Një ftesë krejt ndryshe nga shtatë protestat e tjera, ku mungojnë fjalë të tilla të zakonshme si “vendos sovrani, rrëzojmë Edi Ramën, s`ka zgjedhje pa opozitën”, etj. Ndryshe nga ftesat e protestave të kaluara, ku Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët në protestë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe videove të montuara, kreu i PD ka zgjedhur të flasë në konferencë për shtyp nga selia Blu, për ti dhënë më tepër kuptim mesazhit të tij, ndoshta edhe me gjuhën e trupit.

Në fakt, toni i zërit të kreut të PD ka qenë ndryshe, i zbutur dhe në kushte shumë normale, çka tregon se Basha ka ardhur me tjetër mendim për aksionin politik, pas takimeve që ka pasur në Gjermani. Dhe në fakt, kjo u lexua dhe nga mesazhet që përcolli gjatë fjalës së tij. Ndonëse foli gjerësisht dhe solli në kujtesë ato, që ai i quan denoncime të PD-së për lidhjen e Qeverisë me krimin, këtë herë Basha nuk e kishte drejtpërdrejt me Edi Ramën, se me ata, që sipas tij, e mbajnë në pushtet. Dhe këtë mesazh, Basha ua drejton ndërkombëtarëve, që prej kohësh kanë dalë në mbështetje të dialogut me Qeverinë dhe zgjidhjes së problemeve në tryezën e bisedimeve.

Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal”, u shpreh Basha.

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Luzlim Basha.

Veç kësaj, Basha dukej se është tërhequr edhe nga prishja e zgjedhjeve, pasi në asnjë fjalë dhe mesazh të artikuluar prej tij, nuk u përmend prishja e zgjedhjeve të 30 qershorit. Madje, ndonëse nuk e artikuloi, por fjala e Bashës u duk në sinkron edhe me atë të Monika Kryemadhit, që vetëm 10 minuta më pas, artikuloi nga një takim që pati me simpatizantët e LSI, se në protestën e të shtunës, nuk do të ketë dhunë dhe prekje të unfirmoës së Policisë.

Në fakt, veç efektit “gjerman”, që mund të ketë zbutur tonin e kreut të opozitës, duket se diçka tjetër mund të ketë pasur rol në këtë qëndrim. Të premten në “Real Story”, Edi Rama deklaroi prerazi se nuk ka negociatat me opozitën para datës 30 qershor, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodhë, por vetëm pas zgjedhjeve lokale.



Skip to toolbar