Basha feston pas vendimit për Durrësin: 30 qershori është farsë

AKTUALITET


Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Durrësit për të mos i dhënë mandatin kandidates së PS-së fituese në Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së.

Lulzim Basha ka mbështetur këtë vendim duke thënë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë dhe ky vendim tregon se në vend ka gjyqtarë që respektojnë ligjet.


“Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standardeve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, shkruan Basha në facebook.

Gjykata e Durrësit vendosi të mërkurën që të mos mandatojë kandidaten e PS-së fituese në këtë bashki me argumentin se Bindja Demokratike që garonte me kandidatin e saj në këto zgjedhje është regjistruar si subjekt zgjedhor jashtë afateve ligjore dhe si rrjedhojë zgjedhjet janë mbajtur në shkelje me ligjin dhe janë të pavlefshme.

Ky është vendimi i parë që një gjykatë nuk pranon të mandatojë një fituese nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë që gjykatat e tjera në rrethet e ndryshme të vendit, përfshi këtu edhe Tiranën i kanë mandatuar të zgjedhurit e rinj vendorë pa nxjerrë argumente për paligjshmëri zgjedhjesh.

Nga ana tjetër kujtojmë se KQZ i ka certifikuar zgjedhjet dhe ato janë njohur nga ndërkombëtarët.

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 17. Juli 2019



Skip to toolbar