Batërdia me armë në Laç, zbardhet dëshmia e të arrestuarve: Aksidenti rrugor, shkak i konfliktit

AKTUALITET


Janë zbardhur dëshmitë e dhëna nga dy të arrestuarit, Daniel Gjeloshit, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç. dy të arrestuarit kanë pranuar konfliktin para autoriteteve blu.Në dëshminë e tyre ata kanë pohuar se kanë shkuar për t’u sqaruar, por që situata ka shkuar deri në përdorimim e armës.

Daniel Gjeloshi dhe viktima Geraldo Bitri kanë qenë në të njëjtën makinë, ndërsa Klevis Ndreca, Liridon Ismaili dhe Amarildo Ndoj kanë qenë në makinën tjetër.

Nga kjo ngjarje tragjike mbeti e plagosur edhe Angjelina Gjezaj, shitese ambulante e cila ka ndërhyrë per të shuar konfliktin mes të rinjve.

Ata janë shprehur se konflikti ka nisur prej një aksidenti rrugor.



Skip to toolbar