Baze: Çfarë e ka zhgënjyer Gazment Bardhin në Uashington?

Më të fundit


Nga Mero Baze

Gazment Bardhi ka ardhur I zhgënjyer nga SHBA. Kjo është e qartë.


Fillimisht mendova se e ka pas zhgënjimin nga Fatmir Mediu I cili mund ti ketë premtuar takime të rëndësishme, por përfundoi në hollin e Hotelit duke ndjekur ceremoninë në Tv. Por kjo nuk është ndonjë humbje e madhe se dhe ashtu Mëngjesi I lutjeve nuk ka më rëndësinë e dikurshme për Uashingtonin. Është pothuajse ngjarje boshe.

U duhet vetëm tipave si Mediu të dalin në foto.

Kështu që nuk ka arsye të jetë I zhgënjyer nga një gjë që nuk ka ndonjë rëndësi.

Edhe nga fotografitë me kongresmenët nuk ka pse zhgënjehet se ata atë punë kanë. Nëse dikush u kërkon të dali në foto me ta, ata dalin, por zakonisht përtojnë të pyesin kush je dhe nga vjen, po nuk ua the vet.

Nga I vetmi takim që ai mund të priste ndonjë mesazh ka qenë ai I Eskobarit me gjithë delegacionin shqiptar, por me që ishin takim kolektiv ai nuk dha ndonjë mesazh special përveç faktit që duhet mbështetur drejtësia e re dhe duhen forcuar raportet mes SHBA e Shqipërisë.

Kështu që përpjekja për të sjellë ndonjë mesazh nga SHBA, nuk ka shumë kuptim se SHBA I jep mesazhet me ambasadën e saj në Tiranë. Ajo nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Sali Berishës dhe kujtdo tjetër të shpallur “non grata” dhe nuk mendon se e ardhmja e politikës shqiptare qëndron tek “Rrugica e Salës”.

Kështu që Flamuri nuk e kishte keq që thoshte se po presim Gazmend Bardhin të vij nga SHBA që të bashkohemi. Përveç dozave të ironisë kishte një të vërtet, pasi pas kthimit nga SHBA, ose do dilte me shpat kundër Berishës për të treguar se është bërë aleatë me SHBA, ose do shkonte tek “Rrugica e Salës”.

Ai zgjodhi këtë të dytën. Dhe kjo jo se SHBA I dha ndonjë udhëzim, por nga fakti që SHBA e injoroi dhe nuk I tha as shko as mos shko tek Rrugica. Pra ai kuptoi që për SHBA nuk ekzistonte. Dhe në këtë rast të paktën të ekzistoj për Berishën.

Dhe ndryshimi ishte I madh. Ndërsa në Uashington nuk e përfilli njeri, tek Rrugica e Salës” të 40 burra e gra që rijnë aty bërtisnin “Gazi, Gazi”. Kjo nuk është pak. Të paktën ka një vend ku ndjehet udhëheqës. Se siç pat thënë dhe Haxhi Qamili, “Sa të kem Ndroqin e Shijakun, skam çe du Talianin  e Austriakun”.




Skip to toolbar