Sekuestrohet 1.5 kg kokainë në Tiranë, 2 në pranga

AKTUALITET


Rreth 1.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje janë vendosur dy persona, Fatjon Çiçi dhe Envis Gorellari.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  Envis Gorellari, 37  vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njoftoi policia.


Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i të arrestuarve.

Policia thotë se Gorellari dhe Çiçi janë konstatuar në Bulevardin e Kasharit. Më pas, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e Gorellarit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.




Skip to toolbar