Berisha ndal goleadën, jo fitoren e Juves

SPORT


Juventus mundi Spal me rezultatin 2-0 në shtëpi, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes në Serie A. Pjaniç shënoi golin e parë në minutën e 45`, duke mposhtur Etrit Berishën pas një kombinimi të bukur me Khedira.

Megjithaë, Juve pati disa raste të tjera për shënim gjatë pjesës së parë, por portieri i kombëtares shqiptare, që mbron katërkëndshin e Spal, ishte në superformë. Ai ndali pothuajse çdo tentativë të sulmit të Juventus.

Por, gardiani kuqezi ishte i pafat në rastin e dy golave, atë të Pjanic në pjesën e parë, dhe të Ronaldos në të dytën. Portugezi dyfishoi për Juventusin në minutën e 78`, duke vulosur shifrat e takimit në 2-0.

Merita e shmangjes së goleadës ishte e gjitha e Etrit Berishës. Plot 8 pritje brenda kuadratit dhe shumë të tjerë jashtë tij, i mohuan “Zonjës” një fitore me goleadë.

Për këtë arsye, Berisha, pavarësisht se pësoi dy gola, është vlerësuar nga mediat italiane me notën më të lartë në këtë sfidë duke marrë dhe duartrokitje në stadium.



Skip to toolbar