Borschardt kërkon ndjesë, por opozita do shkarkimin?

AKTUALITET


Ambasadori i OSBE, Bernd Borschardt ka kërkuar ndjesë për gjestin ofendues ndaj protestuesve të opozitës të dielën në mbrëmje në Tiranë, ku u filmua duke i nxjerrë atyre gishtin e mesit. Borschardt ka shkruar në një mesazh në twitter se i kërkon falje protestuesve dhe se ai mbështet të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.

“Unë do të doja të kërkoja falje sinqerisht ndaj atyre që mund të kem ofenduar dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të demonstruar paqësisht ”, shkruan ambasadori i OSBE në Tiranë.


Ndërkohë, burime për realstory.al njoftojnë se Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës do t’i kërkojnë ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Lajcak si dhe kreut të OSBE-së, Greminger që të marrin masat dhe të largojnë nga Shqipëria ambasadorin Borschardt.

Gjesti ofendues i ambasadorit Borschardt solli reagime të ashpra nga përfaqësues të LSI-së, të cilët kërkuan largimin e tij nga Shqipëria./realstory.al




Skip to toolbar