Buxheti i 2023/ Rama: Fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Më të fundit


Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur që të ju urojë të gjithëve një ditë të mbarë me lajmin se me buxhetin e 2023-shit, fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Kryeministri Rama thotë se kjo do të ju kursejë gjyshërve dhe gjysheve të paktën një pension mujor në vit.


“Mirëmëngjes! Dhe me lajmin e mirë se me buxhetin 2023 fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.




Skip to toolbar