Çekiçi e nis mbarë, protagonist për Olimpijan në Slloveni (video)

Më të fundit


Endri Çekiçi ka luajtur ndeshjen e tij të tretë me ekipin e Olimpija në Slloveni, që pas transferimit në janar nga skuadra e Dinamos së Zagrebit, ku nuk gjeti hapësirë në ekipin e parë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje të mirë dje me skuadrën e Olimpija, duke fituar një penallti në ndeshjen ndaj Gorica, që u mbyll me rezultatin final 3-1 për ekipin e sulmuesit shqiptar.

Në pjesën e dytë të takimit, Endri Çekiçi fitoi penallti pasi një nga kundërshtarët, Haliloviç, e pengoi në zonë duke shkaktuar faull. Lojtari i Goricas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Kronaveter realizoi golin e dytë për Olimpijan.

Penalltia e realizuara nga Kronaveter për 2-0 e sidomos epërsia numerike bëri më të thjeshtë punën e Olimpija, që gjeti shpejt edhe golin e tretë duke siguruar suksesin e radhës, por që e lë 9 pikë larg Mariborit të vendit të parë.



Skip to toolbar