‘Çmendet’ moti në Greqi, breshëri sa një vezë, lëndohet një grua

AKTUALITET


Breshër me përmasat e një veze ka rënë mbrëmjen e së martës (28 qershor) në Kastoria, Greqi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e parkuara, por edhe në të mbjellat e banorëve të zonës.

Ndër të tjera mediat lokale raportojnë se nga breshëri ka mbetur e lënduar një grua,


Gruaja është lënduar në shpatull. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Lombardi, Itali.

Në zonën e Vareses kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë.

Mediat italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve.




Skip to toolbar