Covid19, 200 raste të reja dhe 4 viktima në Maqedoninë e Veriut

AKTUALITET


Maqedonia e Veriut regjistruar ditën e 200 raste të reja me koronavirus, shifër kjo shumë e lartë krahasuar me një javë më parë kur infektimet ishin nën numrin 100.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi gjithashtu për 4 viktima të tjera, mbi moshën 50 vjeçare, të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.


Numri më i madh të infektuarve me Covid-19 është regjistruar në Shkup dhe pas tij vijnë Shtipi dhe Kumanova.

Që nga nisja e pandemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 11,754 persona pozitivë, 523 prej të cilëve kanë humbur jetën.




Skip to toolbar