Përçahen “përçarësit” e grupit demokrat në Kuvend

AKTUALITET


Deputetët e djathtë në Kuvend kërkojnë shkarkimin e Rudina Hajdarit. Pasi njoftoi se ishte zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë, Korab Lita publikoi mbrëmjen e të hënës edhe shkresën e firmosur nga deputetët demokrat, ku njoftohet Kuvendi për ndryshimet e bëra në drejtimin e grupit.

Veç deputetit Korab Lita, që është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Demokratëve në Kuvend, janë zgjedhur dhe dy zëvendëskryetarët, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri, ndërsa deputeti Arben Elezi është zgjedhur skeretar i Grupit Parlamentar.

Në listën me emrat e nëntë deputetëve demokrat, që janë anëtar të grupit, shihet dhe emri i Rudina Hajdarit, e cila po mbrëmjen e së hënës përgënjeshtroi lajmin se ishte shkarkuar nga posti që mbante.

Në fakt, dokumenti i publikuar nga Korab Lita, konfirmon të kundërtën, Rudina Hajdari është anëtare ashtu si Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Fatjona Dhimitri dhe Halil Jakimi. Shkresa, e cila i dërgohet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për ta vënë në dijeni, është firmosur nga 7 prej 9 anëtarëve të grupit parlamentar demokrat.

Anëtarët që kanë firmosur jan Korab Lita, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Fatjona Dhimitri, ndërkohë Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk kanë firmosur shkresën.

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.Por të…

Gepostet von Halit Valteri am Montag, 14. Oktober 2019

Por, pasi deputeti Korab Lita publikoi shkresën që njoftonte kryetarin e Kuvendit për ndryshimet e drejtuesve në radhët e grupit parlamentar, reagoi deputeti Halit Valteri.

Deputeti demokrat publikon një shkresë, ku njofton kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, se në rast se ndryshimet në grupin e deputetëve të djathtë janë të vërteta, ai largohet nga grupi. Valteri shkruan se ai tërheq firmën nga shkresa e publikuar nga Lita ndërsa thekson se Rudina Hajdari do të jetë kryetare e grupit.

“I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak”.

“Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë”.

“E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar”.

“Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë”, shkruan Valteri. /Realstory.al/

Fotografia e Halit Valteri
Fotografia e Korab Lita
Fotografia e Korab Lita


Skip to toolbar