Deputeti i opozites se re ne Kuvendin e Shqiperise, Andi Permeti i eshte drejtuar me nje leter SPAK, ne 28-vjetorin e vrasjes se Giovanni Falcone, heroi i Antimafias ne Itali.
Ne leter, ai kerkon nga SPAK te nise hetimin kryesisht per “kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend”, perfshire gjithe familjaret e tyre.
“Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata”- shkruan ai.
Leter e hapur per SPAK
Ne 28 vjetorin e vrasjes se Giovanni Falcone.
“Ndiq leket dhe do te gjesh mafian”.
Giovanni Falcone.
Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtesi!
Fillo hetimin kryesisht per kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend. Hetimi eshte i thjeshte. Rroga dhe te ardhurat e deklaruara qe kane:
1. Politikani
2. Gruaja/burri
3. Femijet
4. Nusja/dhendri i politikanit.
5. Familjaret e politikanit deri te kushurinjte e pare
6. Familjaret e gruas/burrit te politikanit deri te kushurinjte e pare.
Heto a i justifikojne te gjithe keta persona me rrogat dhe te ardhurat nder vite:
1. Shtepite.
2. Vilat.
3. Tokat.
4. Makinat luksoze.
5. Llogarite bankare.
6. Aksionet neper kompani dhe bizneset e ndryshme.
7. Pagesat me qindra mijera euro per shkollimim e femijeve neper bote.
8. Pushimet perrallore te tyre dhe te femijeve te tyre.
9. Shpenzimet mujore per shofere/shoqerues/zyra.
10. Kredite qe kane marre dhe menyren si i kane lare.
11. Investimet e vogla ne bashkepunim me bizneset qe me pas i jane shumfishuar nga fitimet.
Kini guxim!
Sado ti kene fshehur, sado ti kene pastruar leket e fituara, kane vjedhur, rrembyer dhe perlare kaq shume leke te taksapaguesve shqiptare nder vite, sa diku do kene lene gjurme, diku do ti kene shpetuar pa i fshehur.
Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata.
Shqipetaret presin shume nga ju.