Detaje tronditëse, Emiliano Sala nuk vdiq nga rrëzimi i avionit, ai u…helmua

AKTUALITET


Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore në Britani (AAIB) ka zbuluar të tjera detaje tronditëse lidhur me aksidentin ajror  ku humbi jetën futbollisti argjentinas Emiliano Sala, në janar të këtij viti. Sipas një raporti të fundit të AAIB, mësohet se në trupin e Sala është gjetur një përqëndrim i lartë i monoksidit të karbonit përpara se të rrëzohej aeroplani.

Testet e toksikologjisë kanë zbuluar se 28-vjeçari kishte një nivel të lartë të COHb (produkt kombinues i monoksidit të karbonit dhe hemoglobibës), është shprehur dega e hetimit të aksidenteve ajrore në Britani. “Konsiderohet mundësia që edhe piloti gjithashtu të ketë qenë i ekspozuar nga monoksidi i karbonit”, thuhet në raportin e hetuesve të aksidenteve ajrore.


Sulmuesi argjentinas ishte në rrugë nga Nantes, Francë për në Cardiff, Uells në janar për të filluar një kapitull të ri në karrierën e tij, kur avioni me një motor Piper Malibu, në të cilin ishte në bord, u rrëzua në Kanalin anglez. Trupi i Sala u gjet dhe u soll në Dorset në shkurt. Funerali u mbajt në qytetin e lindjes së Sala, Progreso, Argjentinë, pasi trupi i tij u nxor nga shtrati i detit.

“Avionët me motor me piston prodhojnë përqendrime të larta të CO që del jashtë avionit”, shkruhej në Buletinin Special të mërkurën. “Mbyllja e dobët e kabinës ose rrjedhja në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit mund të sigurojë rrugë që CO të hyjë në kabinë”, shkruhet në raport.

Ekspozimi ndaj CO mund të “zvogëlojë ose pengojë aftësinë e një piloti për të drejtuar një aeroplan në varësi të nivelit të ekspozimit”, thuhet në raportin special. Në këto kushte, piloti mund të ketë humbur ndjenjat për shkak të asfiksimit nga karboni në kabinë së bashku me futbollistin argjentinas, çka ka bërë që më pas avioni të humb kontrollin dhe të rrëzohet.




Skip to toolbar