Dhunoi volejbollisten 18-vjeçare, përjashtohet përgjithmonë trajneri i ‘Korça Volley’

Më të fundit


Ka qenë i shpejtë dhe i ashpër reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Volejbollit për pamjet shokuese të shpërndara në media, ku trajneri i “Korça Volley” godiste me shuplakë volejbollisten e tij, vetëm 18 vjeçe.

Asnjë tolerim, edhe për shkak se trajneri në fjalë e paska pasur të përsëritur shkeljen dispilonore, pra e kishte bërë rrugë me veprime të tilla të dënueshme. Tashmë, ai duhet t’i thotë lamtumirë ushtrimit të çdolloj detyre drejtuese, trajnuese dhe menaxhuese në futbollin shqiptar. Ja reagimi zyrtar nga federata përkatëse:


“Federata Shqiptare e Volejbollit, nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar ashpër, duke e konsideruar veprim të paprecedentë dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të “Korça Volley”, përgjatë pushimeve të lojës, nga trajneri i tyre Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Dhunoi volejbollisten 18-vjeçare, përjashtohet përgjithmonë trajneri i ‘Korça Volley’

Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv u tregua i prerë kësaj here, duke e përjashtuar përgjithmonë nga drejtimi në volejbollin shqiptar. Më saktësisht, Komiteti Ekzekutiv vendosi:

Z.Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi, pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatojë me përpikmëri e të ndëshkojë këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme, duke denigruar figurën e sportit dhe prishur imazhin e lojës së volejbollit”.




Skip to toolbar