Drejtonte motomjetin pa patentë, arrestohet 58-vjeçari në Gjirokastër

AKTUALITET


Një 58-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të policisë, 58-vjeçari është kapur në flagrancë pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.


“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë një 58-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al




Skip to toolbar