Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen pas dy javësh detaje nga takimet

AKTUALITET


Midis datave 15-17 maj 2025, znj.Vlora Hyseni, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington DC, ku u takua me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.

Në takimin me znj.Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona. U shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon.



Skip to toolbar