Durrës, ra në kontakt me rrymën, familjarët gjejnë të pajetë 29 vjeçaren

AKTUALITET


Një 29 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ra në kontakt me rrymën e energjisë elektrike në oborrin e shtëpisë së saj.

E reja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.


“Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike,” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar