“Dy histori kontradiktore”, Lajçak: E di ku mbahen policët e rrëmbyer

KOSOVA


Në një intervistë për mediat në Kosovës, i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak tha mes të tjerash se ka disa të dhëna se ku po mbahen 3 policët e rrëmbyer nga ana e forcave speciale të Serbisë.

“Ne presim që NATO të mbledhë faktet, kemi kërkuar që të dyja palët të paraqesin faktet sepse kemi dy histori kontradiktore. Disa informacione. Jemi në kontakt me të dyja palët rreth rrëmbimit të tre policëve të Kosovës”, tha Lajçak.


Më herët, media të ndryshme kishin kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme në Serbi për gjendjen shëndetësore të policëve, ku mbahen të ndaluar dhe akuzat e ngritura ndaj tyre, po ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Mbrëmjen e djeshme për këtë çështje reagoi dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i cili i kërkoi Serbisë të lirojë menjëherë 3 efektivët, që sipas palës kosovare u rrëmbyen nga dy njësi speciale serbe brenda territorit të Kosovës.

Ndërkaq, KFOR që pritej të hidhte më shumë dritë për ngjarje, shkruan se nuk ka qenë i pranishëm në atë moment, ndërkohë që rrëmbimin e policëve, njësoj si Josep Borrell, e ka quajtur arrestim.




Skip to toolbar