E rëndë në Gjirokastër, 20-vjeçarja ndërron jetë pas lindjes

AKTUALITET


Ndërron jetë një 20-vjeçare në maternitetin e Gjirokastrës. Dyshohet se shkak për vdekjen janë bërë komplikacionet pas lindjes.

Viktima është identifikuar si Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat.


Mësohet se ajo ka sjellë në jetë një fëmijë me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë. Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes. Ende nuk ka një shkak.




Skip to toolbar