Edvin Kulluri: Basha nuk bëhet dot lider. Berisha kafshë politike, por…

AKTUALITET


Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, Basha nuk bëhet dot lider, ndërsa Berisha është kafshë politike, por nuk ka asnjë përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet PD.

Kulluri ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ku tha se Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi, pasi që kur është larguar Berisha, ai nuk ka arritur asnjë sukses.


Pjesë nga intervista:

Mustafa Nano: Ka njerëz që kanë dyshime se Basha është de jure kryetar i partisë por de facto vazhdon të mbetet Berisha. Ti e beson këtë?

Edvin Kulluri: Jo nuk e besoj. Nuk besoj për një arsye sepse Basha do ta kishte aq ndershmëri të thoshte se nuk jam më kryetari i partisë. E dyta nga ajo që di unë nuk është kështu. Nuk është mënyra e Berishës kjo e të drejtuarit të partisë. Sepse ka një problem, për ata që e njohin Berishën e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë dhe unë hyj tek njerëzit që them se e njoh në një masë të caktuar dhe përgjegjësit Berisha është prirur nga përmirësimi i vetvetes. Na e ka thënë dhe e kemi diskutuar nëpër takime. Është njeri që përgjithësisht nuk shkon në digresion. Mund të bëjë gabime të reja por ata që i ka bërë nuk i bën më. Mua më rezulton që këto gabime janë gabime prej fillestari. Nuk janë prej një lideri që ka drejtuar 23 vite në këtë vend. Nuk më del llogaria.

Mustafa Nano: Berisha është në politikë, përse vallë vazhdon të insistojë me kaq pasion dhe të mbetet aty si figurë dominonte?

Edvin Kulluri: Berisha është kafshë politike! Është njeri që jeton për politikën. Është njëri që lufton për politikën. Në këtë pjesë e njoh mirë. 

Mustafa Nano: Po për çfarë po lufton?

Edvin Kulluri: Ai mendon se i shërben interesit politik. Edhe duke mbështetur këtë që po ndodh. Tek pjesa e intrigës politike nuk futem dot. Por di të them një gjë se që kur Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen nga PD-ja, Lulzim Basha nuk ka asnjë sukses politik. Kjo nuk rëndon mbi Sali Berishën, kjo rëndon mbi Lulzim Bashën.

Mustafa Nano: Mesazhi është se çfarë ka marrë Luli, vetëm Berisha mund t’ia japi? 

Edvin Kulluri: Jo nuk po ia jep dot sepse lider je dhe nuk të bëjnë dot. Ky është problemi që ne kemi me lidershipin e partisë.

Në kryetare grua për PD

Vetëm dy ditë më parë, Realstory, publikoi një artikull ku citohej emri i pasardhëses së Bashës në krye të PD-së, bazuar në burime konfidenciale informacioni. Duke u nisur nga situata në PD ku prej disa vitesh Basha nuk po ia del të fitojë asnjë palë zgjedhje, por edhe marrëdhëniet e ftohta me amerikanët, lënë të kuptosh se Basha nuk është i preferuari i tyre dhe se ata mbështesin dikë tjetër. Realstory shkruan se karrigen e kryetarit të PD-së, mund ta marrë një grua. Ajo është e re, energjike, dhe për më tepër gëzon mbështetjen e amerikanëve. Nuk është Jozefina Topalli megjithë mbështetjen e madhe që ka në gjirin e PD-së dhe kjo u pa qartë vetëm pak ditë më parë ku përmes një statusi kundër Bashës mori mijëra pëlqime. Bëhet fjalë për Jorida Tabakun. Për më tepër në link gjeni shkrimin e plotë:




Skip to toolbar