Eleminimi i Barcelonës, Suarez: Duhet të kemi turp për këtë!

SPORT


Barcelona u eleminua me turp nga Liverpool në gjysmëfinalen e dytë të Champions League, teksa peshën e humbjes dhe këtij turpi do e ndiejnë më shumë se kushdo futbollistët. Luis Suarez është një nga lojtarët që ka komentuar atë që ndodhi në “Anfield”, duke u kërkuar falje tifozëve katalanas.

“Ne duhet të bëjmë shumë vetëkritikë, është hera e dytë që na ndodh e njëjta gjë, – u tha sulmuesi gazetarëve. – Nuk mund t’i bëjmë këto gabime dy vite radhazi. Duhet të na vijë turp nga vetja për atë që bëmë gabim, duke menduar se gjithçka kishte përfunduar”.


“Ne jemi ata që luajmë në fushë, trajneri bën taktikat. Ne, lojtarët, duhet të jemi më të vetëdijshëm, jemi ata që luajmë. Ne duhet të kërkojmë falje për qëndrimin, nuk ishim ekip”.

“Për familjet tona, fëmijët tanë, tifozët tanë, duhet të kërkojmë falje. Nuk mund të ndodhë që në një minutë të pësojmë dy gola. Duhet ta kuptojmë, të gjitha kritikat do të bien mbi ne. Jemi shumë të trishtuar, të lënduar. Jemi qenie njerëzore, e ndiejmë dhimbjen, frustrimin”.




Skip to toolbar