“Europa në prag luftës dhe nuk jemi gati,” paralajmërimi i Tusk: Çdo skenar i mundur!

BOTA


Europa ka hyrë në epokën e paraluftës dhe nëse Ukraina mundet nga Rusia, askush në kontinent nuk do të ndihet i sigurt.

Paralajmërimi i zymtë vjen nga kryeministri polak Donald Tusk, teksa Moska sulmoi me një breshëri raketash Ukrainën, duke detyruar aktivizimin e avionëve polak të luftës, dhe atyre të NATO-s.


Intervistën e tij të parë për mediat e huaja që prej marrjes së detyrës së kryeministrit polak, ish-presidenti i Këshillit Europian e shfrytëzoi për të përcjellë mesazhin e drejtpërdrejtë se liderët europianë duhet të bëjnë më shumë për të fuqizuar mbrojtjen.

“Po jetojmë në momentin më kritik që prej luftës së dytë botërore”, tha Tuks, që paralajmëroi se çdo skenar ishte i mundshëm.

“Nuk dua të frikësoj askënd, por lufta nuk është më një koncept i së kaluarës. Është real dhe ka nisur mbi 2 vite më parë. Çdo vend europian duhet të shpenzojë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje, dhe BE-ja si e tërë duhet të jetë mendërisht e përgatitur për të luftuar për sigurinë e vet.”

Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj Ukrainës gjatë javëve të fundit. Forcat ajrore të Kievit thanë se kishin rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa me kryeministrin Denis Shmyhal, që foli për dëmtim të infrastrukturës energjetike në 6 rajone, perëndim, qendër dhe lindje të vendit.

Tusk, tha se presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Ukrainën për sulmin xhihadist ndaj sallës së koncerteve në Moskë pa asnjë provë, dhe se ndjen nevojën për të jusitifkuar sulmet në rritje kundër shënjestrave civile.

Ai denoncoi se për herë të parë Rusia kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike në mes të ditës, më herët gjatë kësaj jave. Duke bëri thirrje për ndihma urgjente ushtarake për Ukrainën, Tusk paralajmëroi se 2 vitet e ardhshme do të jenë vendimtare. 




Skip to toolbar