Flet gruaja që dëshmoi kundër Belerit: Më premtuan 200 mijë lekë për votën

AKTUALITET


Pas arrestimit të Fredi Belerit janë marrë në pyetje disa nga banorët e zonët të cilët dyshohet se kanë marrë para për votën.

Një banorë në një prononcim për ABC News shprehet se ajo ka marrë 200 mijë lekë të vjetra për tre persona për ti dhënë votën Belerit.


Ndër të tjera ajo thekson se në lidhje me këtë ka folur me Niko Panajotin, jo me Belerin.

Na kanë dhënë 200 mijë lekë për tre persona. Nuk me ka thënë gjë Fredi Beleri, por më ka thënë Niko Panajoti jepja votën Belerit edhe lekët ai do të mi jepte”, ka thënë një banore në zonën e Himarës.

Një tjetër banor shprehet se ju kanë premtuar nga 100 mijë lekë për votë por që deri më tani nuk ju kanë dhënë asgjë.

Jemi nga Dhërmiu na morën policia në 12 të natës, na ngriti nga krevati dhe na solli këtu. Na pyetën për votimet dhe unë I thashë se nuk e njoh atë personin. Tani na mbajtën aty dhe thonë ik, por unë nuk kam lekë. Nuk na kanë dhënë lekë na kanë premtuar Bullano dhe Beleri, na kanë thënë nga 100 mijë lekë për votë, por ne nuk pranuam”, ka thënë një tjetër qytetar.




Skip to toolbar