“Fragmentarizimi i protestës nuk solli shtim të pjesëmarrjes”, Minxhozi: Populli shqiptar s’ka vetëdije sociale për të protestuar kundër padrejtësive

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi theksoi se populli shqiptar nuk ka “vetëdije sociale” për të reaguar kundër padrejtësive. Në emisionin “Real Story”, duke folur për aksionin e sotëm të opozitës, analisti tha se fragmentarizimi i protestës nuk sjell shtim të pjesëmarrjes por e bën të duket më e vogël në numër.

“Do të evokoja dy momente që nuk i afrohen mosbindjes por kanë shumë pjesëmarrje civile. Mosbindja civile kërkon një vetëdije që ne si shqiptarë nuk e kemi, kërkon që ne të veprojmë kundër shtetit kur e ndjejmë se duhet ta bëjmë këtë gjë, kundër një aspekti të caktuar të qeverisjes që s’na pëlqen. Kjo kërkon më së pari të reagosh si grup kur sheh një padrejtësi dhe më vonë të kesh vetëdijen që aty ku jeton e punon, të bësh të njëjtën gjë. Ky popull s’ka vetëdije sociale proteste ndaj asnjë padrejtësie.

Armët kimike, po. Në 30 vite, kjo është shumë pak. Nuk di rast tjetër ku spontanisht ne si shqiptarë të derdhemi rrugëve të hedhim poshtë një aspekt të qeverisë që nuk na ka pëlqyer. Opozita vepron në një shtrat të vdekur social këtu.

Pyetja që bëhet sot? A ka arsye për të protestuar? Po.

Po të jesh vendi më i varfër në Evropë, e gjithë farëlloji aspektesh, mjafton të shohësh një anije me helme dhe shoqatat e mjedisit duhet të shkonin në portin e Durrësit. Ka gjëra të tjera që kërcasin më shumë dhe meritojnë reagim.

Kur keni parë një protestë për mungesën e vendeve të punës këtu? I qëndroj asaj që kjo opozitë që vë makinën në mes të autostradës, dhe nxjerr deputetët.

Kauza është politike, duhet të dalim edhe kundër SPAK që është i vetmi institucion që futet në nocionin e mosbindjes por jo civile, por penale. Vajtja në këto rrethrrotullime dhe tentativa për t’i dhënë protestave pak gjeografi ka brenda edhe mesazhin që nëse ju si shqiptarë nuk vini në Tiranë dhe të rrëzojmë Ramën, po mundohemi të vijmë ne tek ju sa në Bradashesh apo Rrogozhinë etj. Ky fragmentim nuk sjell shtim të pjesëmarrjes, por e bën pak më agresive protestën dhe më të vogël në numër. Pakësimi i rrathëve të protestave opozitare, do të sjellë edhe egërsimin e opozitës që del në shesh.”, tha Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar