Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi 6 përgjime nga dosja 339, ka deklaruar se ka të tjera përgjime dhe do t’i publikojë në ditët në vazhdim. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Tiede tha se i ka marrë materialet e përgjimeve nga kontaktet që ka në Shqipërisë.
“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë. Ka më shumë materiale, nuk do t’i them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE.” – tha Tiede