“Gërdeci”, shtyhet seanca për ish-ministrin, Mediu: Kam zbatuar ligjin

AKTUALITET


TIRANË- Përfundon seanca për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. Mësohet se seanca e radhës për çështjen e Gërdecit, do të mbahet më 7 shkurt në orën 09:00.

“Ndarja e civilëve nga ushtarakët është shumë e rëndësishme. Doli e qartë që qarkullimi i mallrave bëhet pa pagesë, pra tregon se ministri i Mbrojtjes nuk ka bërë asgjë tjetër, vetëm ka zbatuar ligjin. Unë nuk jam në dijeni se kush do të dëshmojë. Në interes të zbardhjes së vërtetës, secili duhet të thotë të vërtetët”, ka thënë Mediu pas përfundimit të seancës.


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u paraqit këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua edhe seanca gjyqësore e radhës për çështjen  e “Gërdecit”.

Në seancën e zhvilluar më 10 janar 2024, ndaj ish-ministrit Mediu dëshmoi Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO. Pinari tha se Petrick Henry e ka njohur përmes rrugëve elektronike në vitin 2005-2006.




Skip to toolbar