Gjimshiti i shënon Strakoshës, Atalanta presion Interit (video)

Më të fundit


Atalanta ka fituar me përmbysje ndaj Lacios në sfidën e javës së 35-të kampionatit italian, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të Champions League sezonin e ardhshëm. 1-3 ka përfunduar sfida e pasdites së sotme, me Berat Gjimshitin që ishte një nga shënuesit e kësaj sfide.

Parolo shënoi i pari duke zhbllokuar sfidën për Lacion, duke realizuar që në minutën e tretë. Ky gol krijoi iluzionin se Lacio do e kishte të lehtë fitoren, por Zappata vendosi barazpeshën në minutën e 22′.


Kastanj në të 58-tën, përmbysi gjithçka, ndërsa Berat Gjimshiti vulosi shifrat në të 76′, me qendërmbrojtësin që realizoi me kokë pas një goditje këndi, duke mposhtur Thomas Strakoshën.

Atalanta mbetet në vendin e katërt me 62 pikë, duke u afruar me Interin që ka një pikë më shumë. Lacio rrezikon shumë pas kësaj humbje, ku tashmë jo vetëm Championsi, por edhe Europa League vihet në pikëpyetje sezonin e ardhshëm.




Skip to toolbar