GJKKO ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën, për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, i plagosur Aleksandër Laho dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Bëhet me dije se Erjol Halilaj në rolin e bashkëpunëtorit është dënuar më 35 vjet burg.


Në seancën e 31 majit 2023, SPAK renditi provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes, por edhe ato të sigurua nga zbërthimi i dy telefonave të Redjan Rrajës. Sipas akuzës, nipin e ish-deputetit të PS-së e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY ECC, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “benzin”, “autostradë”, “Arjani” etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve”.

Atentati ndaj Arjan Ndojës
Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.




Skip to toolbar