Greqia “luftë” me flakët, beteja vijon në disa rajone, më të rrezikuarit Rodos dhe Korfuz

AKTUALITET


Greqia është në luftë me flakët për më shumë se një javë. Gjatë natës forcat zjarrëfikëse së bashku me vullnetarët, agjencitë e tjera dhe të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile, kanë qënë duke punuar për shuarjen e flakëve në frontet e zjarrit të Rodos, Korfuzit, Karistos dhe Dervenakut në Egje.

Në Rodos, për të nëntën ditë vijon beteja për shuarjen e zjarrit në ishull. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po kryhen në kushte veçanërisht të vështira atmosferike, ku puna e forcave zjarrfikëse është fokusuar në zonën e fshatrave Malona, ​​Vatio dhe zonën e Gennadit.


Pak para mesnatës së së martës, zjarri ka kaluar nga Gennadi në drejtim të fshatrave Lachania dhe Messanagro, fakt që alarmoi të gjitha forcat dhe vullnetarët e zonës. Megjithatë, asnjë vendbanim nuk është kërcënuar dhe nuk ka pasur nevojë të dërgohet mesazh nga 112. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit dhe shumë grupe vullnetarësh kanë luftuar në këto zona dhe kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit.

Që në mëngjes herët kanë nisur rënia e ujit nga avionët e zjarrfikësve. Frontet janë fokusuar në zonat e Malonës , Vatios dhe Gennadit , ndërsa në zona të tjera ka shpërthime të vazhdueshme.

Ndërkohë këtë të mërkurë Greqia është në zi edhe për humbjen e jetës së dy pilotëve të rinj të cilët ishin brenda avionit që u rrëzua një ditë më parë në përpjekje për të shuar flakët.




Skip to toolbar