‘Harun, bëj sikur të bie të fikët’, mediat turke: Shokët ndjekin nga pas makinën ku ndodhet mësuesi turk

AKTUALITET


Dëbimi i mësuesit turk Harun Çelik, 42 vjeç, i cili pretendohet se është mbështetës i lëvizjes Gylen, është paraqitur edhe nga mediat turke. Megjithatë mediat turke kanë publikuar me video pamjet nga momenti kur mësuesi turk Harun Çelik i cili është dëbuar nga vendi ynë u dërgua në aeroportin e Rinasit. Ndërsa në audio dëgjohen shokët e Harunit duke bërtitur në rrugë teksa vrapojnë pas makinës ku kanë futur mësuesin.

“Harun bëj sikur të bie të fikët” dëgjohet të thonë miqtë e tij, në mënyrë që t’i shpëtojë ekstradimit.


Realstory.al njoftoi deportimin e tij pasditen e 1 janarit nga policia shqiptare drejt Turqisë, ku 42-vjeçari pasi kishte vuajtur dënimin me 5 muaj burg pasi tentoi të kalonte tranzit me dokumente false drejt Italise. Deportimi i tij është bërë menjëherë me përfundimin e dënimit pikërisht më 1 janar 2020, të cilin e vuante në burgun 302 në Tiranë.

Burime të larta zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme shpjeguan se pranë Drejtorisë së Emigracionit janë kryer të gjitha procedurat dhe turku 42-vjeçar nuk ka paraqitur asnjë pretendim dhe nuk ka kërkuar azil në Shqipëri. “Në këto kushte, me firmosjen e dokumentit nga ana e tij, autoritetet shqiptare e kanë deportuar menjëherë nëpërmjet Rinasit”, deklaroi burimi i lartë zyrtar.




Skip to toolbar