Humbja ndaj Valencias trondit Barcelonën, mbledhje urgjente e bordit të klubit

LA LIGA


Barcelona pësoi një dështim spektakolar mbrëmjen e djeshme duke humbur finalen e Copa del Rey ndaj Valencias. Kjo humbje nuk është pritur mirë në klubin blaugrana, duke ngritur alarmin e krizës në një nivel të ri.

Mediat pranë klubi të Barcelonës raportojnë se Presidenti Josep Maria Bartomeu ka thirrur një mbledhje urgjente të bordit drejtues, për të diskutuar rreth krizës, pas eliminimit nga Liverpool në Champions League dhe humbjes ndaj Valencias në finalen e Copa del Rey.

Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në mbledhjen e bordit, raporton “SPORT”, është e ardhmja e menaxherit të përgjithshëm, Pep Segura, që sipas medias katalanase do të zëvendësohet menjëherë.

Një tjetër problem që duhet zgjidhur është dhe e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde. Zërat për shkarkimin e trajnerit kanë ardhur gjithmonë e në rritje brenda klubit katalanas. Megjithatë, trajnerit i kanë dalë në mbrojtje Bartomeu dhe Lionel Messi.

“Unë mendoj se ai ka bërë një punë mbresëlënëse që kur ka ardhur këtu. Do të doja që ai të vazhdonte“, tha Messi të premten. Topi është tani në fushën e Bartomeut. Presidenti ka një javë të vështirë përpara tij.



Skip to toolbar