U rrahën nga policët!? Jo. Nga protestuesit me leva hekuri në duar.

#NËRADAR


Ish kryeministri Berisha publikoi në facebook fotot e dy protestuesve të plagosur në kokë, duke akuzuar shtetin dhe policinë për plagosjen e tyre me qytë revolveri.

“Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela”, shkruan Berisha në Facebook.

Por video që realstory.al disponon hedh poshtë këtë deklaratë të ish kryeministrit duke paraqitur fakte se protestuesit ishin qëlluar nga të tjerë protestues të pajisur me leva hekura gjatë protestës së të dielës.

Siç duket në video Erjon Çela është protagonist i përplasjes mes protestuesve të pajisur me hunj. Më pas në konflikt duket edhe babai i tij, Ymer Çela, zotëria me thinja. Në këtë moment, protestuesit që ndjekin Bashën për tek parlamenti i sulen grupit të Çelës dhe e qëllojnë me shufra hekuri në kokë.

Incidenti tregon se ish kryeministri Berisha gënjen dhe se protestuesit kanë shkuar në shesh të përgatitur me shufra hekuri në përballje me policinë.

E verteta e dhunes ndaj babe e bir

Gepostet von RealStory.al am Montag, 3. Juni 2019

Ndërkaq në një intervistë për Report Tv, Erion Çela djali i Ymer Çelës, të dy të plagosur në protestën e së dielës të opozitës thotë se të dy janë qëlluar me shufra hekuri.

Nga ambientet e Spitalit të Traumës ku ai po merr mjekim Erion Çela thotë se babai i tij është Ymer Çela, truprojë ndër vite i Sali Berishës, deri në 1998-ën. Ai thotë se sulmi nga persona të panjohur për ta, u bë në mënyrë të qëllimshme, pasi siç ai tregon, në mesin e turmës përballë piramidës, këta persona njohën babanë e tij, e thirrën në emër, dhe nisën t’i sulmojnë fillimisht me grushte e shkelma, dhe më tej me një patericë. Sipas rrëfimit të Erjon Çelës, fillimisht sulmuesit menduan se ai dhe babai i tij ishin policë të infiltruar.

“Kemi shkuar duke u zënë dhe duke u rrahur, as vet nuk e di se nuk mbaj mend gjë tjetër. Në fillim jam goditur me grushte dhe shkelma, pastaj më ka ardhur një patericë turinjve, se nga doli ajo patericë nuk e di, kujtonin se ishte policia. Në vend ta hante drurin policia e hëngra unë. Lajmëruam ambulancën dhe erdha me ambulancë. Ngjarja ndodhi fillimisht tek piceria përballë piramidës, nga aty kemi shkuar deri tek “Dajti”. Filluan duke sharë babain tim, ky është Ymer Çela – thanë”, tha Erion Çela për Report Tv.

Erion Çela duke folur per Report TV


Skip to toolbar