Arvizu s’e harron Shqipërinë, takon Rudina Hajdarin në Washington

AKTUALITET


Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me ish ambasadorin amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu.

“Kënaqësi që u takova me ish Ambasadorin Amerikan, Alexander Arvizu, gjatë vizitës time në Washington D.C.”, shkruan Hajdari.


Alexandër Arvizu ka mbajtur postin e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë nga viti 2011 deri në janar të 2015 dhe njihet si ambasadori me mandatin më të gjatë në vendin tonë, pasi miratimi i kandidaturës së Donald Lu u vonua nga Senati për më shumë se një vit.

Arvizu gjithashtu do të mbahet mend për marrëdhënien e tij të tensionuar me Partinë Demokratike. Megjithëse e nisi mandatin menjëherë pas 21 janarit të famshëm ku edhe bëri një deklaratë të nxituar duke thënë se “Berisha, bëri një sjellje prej burri shteti”, ndërkohë që edhe sot 21 janari përkujtohet negativisht për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard. Por fill pas kësaj deklarate marrëdhënies mes Arzusë dhe PD-së do të përkeqësoheshin.

Alexandër Arvizu referuar politikës në Shqipëri ka mbajtur një qëndrim duke e cilësuar të gabuar vendimin e opozitës shqiptare për të djegur mandatet e deputetëve. Kujtojmë se vetëm Rudina Hajdari vendosi të mos ndiqte vendimin e lidershipit të PD-së për të djegur mandatet. Mesa duket ka pasur këshilltarët e duhur, përfshirë këtu edhe ambasadorin Arvizu.




Skip to toolbar