Kadare ripropozohet për Nobel, Henri Çili: Kanë rënë pengesat

AKTUALITET


Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka festuar sot ditëlindjen e 84-t dhe Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për çmimin Nobel. Shkrimtarë e studiues të ftuar në “Real Story” kanë folur për figurën e Kadaresë dhe këtë iniciativë të Akademisë. Shkrimtarja Vera Bekteshi tha se ky propozim kishte mbështetjen e të gjithëve. “Mua kështu mu duk dhe gjithë pjesëmarrësve sikur ishte më mbështetës ndaj veprës së tij të madhe. Folën studiues, akademikë e shkencëtarë që ishin të përgatitur për këtë punë.Çmimi Nobel jepet për veprën dhe me këtë u mbrojt akademia kur u dha çmimi për Hanken. Unë e lexova veprën e përkthyer të Hankes dhe polakes Olga dhe ndërkohë që kam përshtypjen më të mirë nga vepra e polakes, ua them jo për ndikim që nuk mbaj mend asgjë nga libri mëngjarashja e Hankes”, u shpreh Bekteshi.

Për publicistin Henri Çili ky ripropozim që është sot vendoset në një kontekst krejt të ri. “Këto debate që janë zhvilluar sidomos në vitet e fundit kanë kontribuuar për ta pozicionuar për opinionin dhe për të rënë çdo alibi në lidhje me ato që janë konsideruar nga zëra të ndryshëm si pengesat e Ismailit për çmimin Nobel. Është një propozim shumë i mirë, një gjë e re. Kadareja dhe vepra e tij në tërësi e propozuar në këtë konteskt është në një dritë të re. Ai veçse është rivlerësuar me kalimin e kohës, është davaritur çdo lloj mjegulle. Ky gjest i bën nder Akademisë së Shkencave dhe elitës në Shqipëri. Gjesti është gjetje dhe konteksti është i ri. Kanë kaluar 30 vjet dhe shumë çka është sqaruar rreth Kadaresë për rolin e tij në historinë bashkëkohore të Shqipërisë”, deklaroi Çili





Skip to toolbar