Kryeministri Edi Rama thotë se në Tiranë janë shënuar ndryshime të jashtëzakonshme dhe qyteti ka ende potencial të jashtëzakonshëm.
Në Kashar, Rama deklaroi se kandidimi në Tiranë, është mision i ri për të.
“Jam këtë herë deputet i Tiranës. Kjo është mision i ri për mua, për shkak të ndjekjes së fushatës, kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës, kam parë ndryshime të jashtëzakonshme. Tirana është diçka krejt tjetër, nga ajo që ka qenë.
Ky qytet ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë akoma më i mirë për pjesëzat e veta. Sot, ajo qendër, e vjetra, është shumë lart, qyteti është bërë më i madh. Qyteti ka edhe qendra të tjera, ku ka komunitete ku jetojnë. Është momenti për t’i dhënë hov tjetër dhe cilësi tjetër jete komuniteteve”, theksoi ai./abcnews.al