Policia ka vënë në pranga një shtetas nga Polonia të cilit i ka gjetur në makinë një pistoletë pa leje.
Arrestimi i shtetasit A.M, 47 vjeç nga Polonia u bë në lagjen Nr.18, Durrës.
“Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, njofton policia.