Kryeministri britanik nën hetim për festën gjatë pandemisë

BOTA


Nuk kanë të mbaruar telashet për kryeministrin britanik, Boris Johsnon. Policia britanike ka nisur një hetim për festat e mbajtura në selinë kryeministrore gjatë pandemisë koronavirus, në një kohë kur grumbullimet ishin të ndaluara.

Hetuesja, Cressida Dick tha se policia po kontrollon për “shkelje të mundshme të rregullave anti-covid” gjatë dy viteve të fundit. Ajo shtoi se policia do ta bëjë punën e saj pa ndonjë frikë apo favor dhe se do të japë përditësime të ndryshme në disa periudha të hetimit.


“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, ka deklaruar kryeministri më parë.Nisja e investigimit vjen pas raportimeve të fundit se kryeministri Johnson festoi datëlindjen e tij në dhomën e mbledhjeve të qeverisë më 19 qershor. Downing Street nuk mohon mbajtjen e festës, ndërsa thekson se Boris Johnson qëndroi aty për më pak se 10 minuta.




Skip to toolbar